Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës, ndërsa ka pranuar se është tërhequr nga padia ndaj BILD.

Kryeministri u përplas me BILD, pasi kjo e fundit publikoi përgjime për shit-blerje votash gjatë zgjedhjeve elektorale në Dibër e Durrës.

Në skandalin e përgjimeve për blerjen e votave ishin përfshirë disa zyrtarë të PS.

Rama thotë se akuzat në drejtim të tij vijnë nga “idiotë politikë”, ndërsa shprehet se ka realizuar një takim me shefat editorialistë të BILD-it e se nuk ka nevojë që të hedhë gazetën në gjyq.

“Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s’duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta. Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtënxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre!

Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta! U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!”, shkruan Rama.

Më herët nëkryetari i PD Edi Paloka në një reagim në rrjetet sociale theksoi se tërheqja e Ramës nga padia për gazetën Bild provoi atë që opozita ka denoncuar, shitblerjen e votës në zgjedhjet elektorale në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re