Në një Forum të Medias për Evropën Juglindore në Tiranë, kryeministri Edi Rama u ndal te problemet që shfaqen sidomos tek gazetaria “online”.

Rama përmendi nismën e qeverisë për rregullimin e medias “online”, por tha se u tërhoq për shkak se situata doli jashtë kontrollit për mënyrën si po trajtohej çështja. Megjithatë, Rama deklaroi se vijon të mbështesë idenë se mediat duhet të rregullohen nëpërmjet ligjeve duke mos i besuar vetërregullimit.

Rama tha se ka ende njerëz që bëjnë gazetari profesioniste, por shqetësim janë ata kanë dorë të lirë për të përhapur gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta. Rama mori si shembull edhe marrëveshjen e firmosur së fundmi me Italinë për të cilën tha se gjithashtu po thuhen shumë të pavërteta.

“Disa vite më parë kishim disa përballje të jashtëzakonshme për shkak të përpjekjeve të palës tonë politike për të rregulluar medien ‘online’ dhe kjo përpjekje vazhdon të më ndjekë pas si hije. Në sensin që edhe pse u tërhoqëm dhe hoqëm dorë prej saj, jo sepse kam ndryshuar mendje, por sepse solli një lloj mosmarrëveshje jashtë përmasave normale që shkonte në të kundërt me atë që ne donim të rregullonim, asokohe përgjigja ishte se duhet vetërregullim. Ka kaluar ca kohë ku ne nuk kemi vetërregullim. Ka njerëz që bëjnë gazetari profesioniste dhe të tjerë që mendojnë se me të qenurit gazetar, kanë një dorë të lirë dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Dhe numri i gënjeshtrave, i përhapjes së gjysmë të vërtetave është i jashtëzakonshëm”, – tha kreu i ekzekutivit.

Kryeministri Edi Rama në Forumin e Medias për Evropën Juglindore përmendi disa nga epitetet që i janë vënë nga mediat si “pedofil, homoseksual, që nuk jam kundër, kriminel, hajdut, vrasës, abuzues seksual, përdhunues i grave”. Lidhur me këto epitet ai tha se i është bërë lëkura si bunker.

Madje ai me shaka tha: “Kur fillova këtë punë të gjitha flokët e mia ishin të zinj, tani nuk gjej më asnjë fije floku të zezë, e ka gjithnjë e më pak”.

Ai përmendi se nuk është dakord për një botë të barabartë në fushën e gazetarisë, kur të gjithë heKryeministri tregon arsyet e tërheqjes nga ligji: Situata doli jashtë kontrollit për mënyrën sesi trajtohej çështja dhin çfarë të duan.

“Pse duhet të jetë kjo një botë e barabartë gazetari që do të thotë hidh aty çfarë të duash e pastaj vetë-rregullohu, po njerëzit që dëmtohen nga kjo gjë? O unë, unë s’dua t’ia di, sepse më është bërë lëkura si betoni i një bunkeri antibërthamor. Pedofilët, homoseksual, kriminel, vrasës, abuzues seksual, përdhunues i grave, të gjitha këto më janë thënë, ja po pres vetë rregullimin. Kur nisa ta bëj këtë, flokët e mi ishin të zinj, tani nuk gjej më asnjë fije floku të zezë, dhëmbët që kam nuk janë ato që kishte në plan ime më për mua, që ishte dentiste. Vetërregullim, presim patjetër dhe pastaj shteti duhet të paguajë”, – u shpreh Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re