Shawn Simons është një biznesmene amerikane qe jeton dhe punon në Sarandë prej 4 vitesh, ku ka një restorant së bashku me bashkëshortin.

Gjatë një takimi me një kompani ndërtimi në datë 5 prill të këtij viti, një nga punonjësit e kësaj kompanie e ka sulmuar fizikisht, në prezence të bashkëshortit të saj.

Simons tha një intervistë për ‘Fax News’ se ndonëse ka bërë një kallëzim, policia i thotë se ngacmimi nuk është krim, gjë e cila ka shqetësuar Zonjën Simons.  Ajo kërkon që të reagojnë autoritetet, duke paralajmeruar se çeshtjen do ta ndjeke me avokat.

Më kapi nga krahët dhe më shkundi, agresori është përfaqësues i një kompanie ndërtimi që e kemi pushuar. Shumë e vështirë këtu në Shqipëri, ne erdhëm këtu për të ndihmuar ekonominë.

Ai dështoi me projektin dhe donte të më nxirrte inatin mua. Shkova në polici dhe më thanë që nuk është krim, policia më thanë se do e mbanin 10 orë por doli për 15 minuta.

Agresori punon në Ministrinë e Kulturës dhe ne do e ndjekim çështjen me avokat. Po të ishte në Amerikë do shkarkohej nga puna në sekondë. Policia të mos na gënjejë, të punëosjë sa më shumë gra dhe të votojë për më shumë gra”-u shpreh Simons.

Intervista e plotë:

Pyetje: Përshëndetje zonja Simons, faleminderit që pranuat ftesën tonë! A mund të na përshkruash si është jeta juaj në Shqipëri që kur u zhvendoset nga Amerika në vendin tonë?

Simons: Por mendoj se të gjithë duhet ta kuptojnë që vitet e fundit kanë qenë të vështira për gjithë botën. Kemi pasur një pandemi globale dhe tashmë lufta shkatërruese e Rusisë ndaj Ukrainës. Nuk janë kohë të mira për botën. Për ne ka qenë tepër e vështirë në Shqipëri.

Ka shumë ligje që jo të gjithë i respektojnë dhe kur përpiqesh ti ndjekësh ato ligje, që qeveria nuk e di as qe egzistojnë nganjëherë, është e vështirë dhe e trishtë, sepse kemi ardhur në Shqipëri për të ndihmuar hapjen e vendeve të punës, për forcimin e ekonomisë dhe për t’u përfshirë në një shtet që kemi zgjedhur të jetojmë. Ka qenë e vështirë. Na kanë vjedhur 4 herë. Kam mësuar fjalën hajdut. Projekti ynë për të hapur një agroturizëm po vonon shumë dhe është e vështirë.

Pyetje: Ju akuzoni përfaqësuesin e një kompanie ndërtimi që ju ka sulmuar gjatë një takimi biznesi më datë 5 prill të këtij viti. Si e kujtoni këtë incident?

Simons: Duhet ta theksojmë se ishte një takim i brendshëm biznesi. Në Amerikë, ne nuk e presim kurrë që dikush gjatë një takimi biznesi të hipë sipër tavolinës dhe të të kapë nga krahët dhe të të shkundë, dhe të të trembë. Kjo është e papranueshme.

Kjo është një kompani që i kemi paguar miliona lekë për materiale që duhen për ndërtimin e një projekti i cili ka mbetur shumë kohë pas. Nuk është problemi vetëm te sulmi ndaj meje, një grua e vogël me trup, e cila ka parë episode dhunë dhe në rini, por Shqipëria duhet të merret me ketë problem, sepse nuk mund të ndodhin këto gjëra në takime biznesi.

Kjo është shumë shqetësuese për mua. Po lexoj shumë për abuzimet fizike ndaj grave, dhe e kuptoj përse ndodhin këto gjëra. Nëse një burrë është i zemëruar dhe ndihet sikur ka dështuar në një farë mënyre, ai ia nxjerr inatin një gruaje. Kjo nuk është gjë e mirë.

Shkova në polici me duart që më dridheshin kur po shkruaja raportin. Nuk kisha gjakderdhje, nuk kisha nevojë për ambulancë, por isha tepër e lënduar sepse më ndodhi në një takim biznesi me dike që i kisha paguar shuma të mëdha parash. Kur erdhi specialisti, më tha që ky nuk është krim por konflikt.

Ai më tha që do ta mbajnë dhunuesin në komisariat për 10 orë, ndërkohë që pas 15 minutash e pashë duke ecur në rrugë i buzëqeshur. Ky është problem i thellë në sistemin social shqiptar. Ky lloj veprimi ndaj grave nuk merret seriozisht. Në vendin tonë, një sulm pak më i madh do klasifikohej si abuzim fizik.

Pyetje: Zonja Simons, kush është ai person që ju ka sulmuar, dhe a ishte aty bashkëshorti juaj kur ndodhi sulmi?
Simons: Po, ishte aty. Nuk po përmend emra këtë herë. Do të vijojmë me veprime të tjera ndaj kompanisë për arsye të shumta. Bashkëshorti ishte me mua, unë jam kaq e vogël si trup, por ai është i gjatë ndonëse i shkurtër. I tha disa fjalë të këqija dhe e pyeti çfarë bën dhe a është i çmendur? Por e ndali degradimin e zënkës.

Pyetje: Ju thoni që policia nuk e klasifikon si krim këtë veprim. Çfarë hapash do të ndiqni në vijim?

Simons: Kam kërkuar një deklaratë më shkrim që tregon se kam qenë në polici. Do të flas me një avokat dhe mendoj se është e rëndësishme që media të flasë për këtë çështje. Bëhet fjalë për një person që punon gjithashtu për qeverinë. Në Amerikë, nëse ndodh një sulm i tillë ndaj një gruaje gjatë një takimi biznesi, atëherë do të shkarkoheshe në sekondë. Nuk më duket sjellje e duhur për të rriturit, sidomos kur dikush është më i fortë nga ana fizike se tjetri. E di që shqiptarëve ju pëlqen Restlling por kjo nuk është ndeshje e tillë.

Pyetje: Ju thoni që ky person punon në administratë. Cili është pozicioni i tij?

Simons: Ai punon në Ministrinë e Kulturës, ironike. E di që shqiptarët janë shumë të apasionuar kur flasin për njerëzit. Kur sheh në rrugë dy shqiptarë duke folur të duket sikur po i bërtasin njëri-tjetrit, por në fakt po thonë se i pëlqejnë këpucët e njëri-tjetrit. Gjithsesi pasioni duhet të kontrollohet. Nuk është mirë që të ngacmosh të tjerët. Sidomos në një kohë kur ky vend kërkon investime të huaja dhe të rrisë ekonominë. Shqipëria duhet të kuptojë se nuk është e drejtë kjo sjellje.

Pyetje: A keni frikë ju se mund të sulmoheni sërish nga ky person?

Simons: Jo, nuk mendoj kështu. Unë them se ai është një fëmijë, dhe është i mërzitur përse e pushuam ngaqë nuk e bën dot punën. Ai mi nxorri mua pasiguritë e tij. Nuk besoj se do të jemi në pozitat për të pasur bisedë sëbashku sërish. Nuk kam frikë nga ai.

Pyetje: Po për autoritetet shqiptare, a keni një thirrje?

Simons: Duhet të dëgjoni njerëzit, sidomos gratë. Nëse nuk duan ta mbajnë në komisariat dikë le t’ia thonë këtë gjë. Na kanë vjedhur 4 herë. Është dashur më shumë se dy vite për të mbyllur një çështje. Edhe nëse nuk duan ta ndalojnë agresorin, duhet të thonë këtë gjë dhe jo të gënjejnë. Nuk mund të gënjesh një person që ndihet vulnerabël, sepse duket gjë e keqe. Ky ngjan si korrupsion. Nuk besoj se i duhet Shqipërisë tani. Mendoj se duhet të tregojë nivel transparence.

Pyetje: Pas këtij incidenti, a keni menduar që të largoheni, apo do vijoni të qëndroni këtu?

Simons: Gjithmonë mendojmë se do largohemi nga Shqipëria, por në të vërtetë ka shumë gjëra që na pëlqejnë këtu. Bregdeti është i mrekullueshëm, besojmë në të ardhmen e Shqipërisë dhe kemi investuar shumë para këtu. Mbase kemi ardhur pak herët në Shqipëri, duke menduar se do të ndryshojë dhe do të ofrojë mundësi të gjithëve. Është një vend i bukur plot me burime dhe besojmë në të ardhmen e Shqipërisë.

Pyetje: Dhe diçka e fundit, por jo nga rëndësia. A keni një mesazh për qytetarët shqiptarë?

Simons: Punësoni sa më shumë gra. Votoni për sa më shumë gra.

Zonja Simons, faleminderit për kohën tuaj, dhe shpresoj që problemi juaj të zgjidhet sa më shpejt dhe të riktheheni në normalitet.

Simons: Shpresoj qe njerëzit ta dëgjojnë këtë intervistë. Nuk është problemi vetëm te një takim, por po flasim për një problem të madh në këtë shtet. Të gjithë duhet ta kuptojnë se gratë të cilat sulmohen në mënyrë të rrezikshme në jetën e tyre, vuajnë nga ai që quhet Çrregullimi i Stresit Post-Traumatik. Trajtoni mirë gratë dhe do merrni në këmbim të njëjtën gjë. Faleminderit shumë për kohën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re