Mediat zvicerane kanë vlerësuar shume gjestin e mirë të një kosovari. Eduart Latifi ka gjetur një çantë plot me para, dhe ka vendosur që ta dorëzojë në polici, pa shpenzuar asnjë të hollë.

Ai kishte gjetur një çantë të braktisur para një dyqani të premten që lamë pas, ku ishin 9 000 franga. Latifi ishte me gruan dhe djalin e tij të vogël, kur para një dyqani kishte parë  çantën me ngjyrë të kuqe.

“Unë menjëherë mendova se dikush e kishte humbur atë. E hapa për të parë nëse kishte diçka të dyshimtë në të. Kur e hapa, pashë se kishte shumë para në të. Më zuri paniku kur pashë të gjitha ato para.

Gruaja ime më tha që të qetësohem. Prita për disa minuta aty, me idenë se pronari mund të kthehej dhe ta merrte atë në të njëjtin vend. Më pas u nisa në polici dhe e dorëzova çantën”, ka thënë Eduart Latifi.

Latifi që bëri gjestin shembullor, ka njoftuar se pronarja e çantës i kishte lënë 100 franga bakshish për këtë gjest.

“Pronari i çantës së kuqe është një grua e moshuar. Ajo ishte në gjendje të identifikonte veten si pronare të parave, dhe ne i dhamë asaj çantën dhe përmbajtjen e saj”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re