Punonjesit e një firme interneti në Lezhë kanë denoncuar se janë ofenduar dhe dhunuar nga policia bashkiake, teksa kane qenë në krye të detyrës së tyre.

Ata akuzojnë kreun e policisë bashkiakë në Lezhë Nard Palaj për dhunën e ushtruar ndaj tyre teksa kanë qenë duke punuar në Shëngjin për shtrirjen e linjës së interneti.

Një prej tyre pretendon se gjatë përplasjes një nga efektivët i ka grisur dhe bluzën.

“Sot shkuam te puna me urdhrin e pronarit. Filluam punë, Vjen policia bashkiake dhe më kapi për leckash pa folur fare asnjë fjalë. Asgjë nuk ka kërkoi vetëm na kapi për leckash. Përdori ofendime. Kishin edhe një grua policie me vete. Është shumë i keq ai djali. E ka bërë edhe herë të tjera këtë gjë”, shprehet ai.

Ndërkohë për mediat ka folur edhe avokati i tyre Ndre Molla.

“Klientet e mi janë dhunuar në punën e tyre, kanë qene të siguruar, kanë qenë duke kryer punën dhe policia bashkiazke I ka dhunuar, ka shkuar pa asnjë dokument,. Ndihen të fyer. Jane edhe dhunuar. Kanë filluar janë proceduar nga oficeret e policise gjyqyësore. Kanë të drejtën e tyre të bëjnë kallëzim, është bërë rrugë kjo punë.

Në mënyre sistematike veprimet e policisë bashkiake janë veprime dhunë dhe jo ligjor”- u shpreh ai.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re