Skip to content

Me katër shkelje njëkohësisht, postonte video në “Tik tok”/ Policia identifikon dhe arreston 21-vjeçarin

  • 23/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 21 vjeçar pas identifikimit të tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

 

I riu drejtonte makinën pa leje drejtimi, pa rrip sigurimi, nën efektin e lëndëve narkotike, me celular në dorë duke filmuar dhe i publikonte në rrjetet sociale.

 

TiranëPostoi video në një rrjet social, për të reklamuar shkeljen rrugore që po kryente, Policia identifikon dhe ndalon drejtuesin e mjetit.Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, pas publikimit të një videoje në rrjetin social TikTok, në të cilën shfaqej një shtetas që përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. D., 21 vjeç, i cili drejtonte mjetin duke përdorur celularin, pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje drejtimi.Gjatë testit të kryer me AquilaScan rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë