Ish kryeministri, Sali Berisha u pyet sot në lidhje me detajet për formimin e koalicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ajo çfarë “shokoi” publikun është përgjigjia e Berishës, pasi për pyetjen e bërë, ai u përgjigj se ishte takuar me presidentin Meta. Duke nënkuptuar se për të bërë koalicionin me LSI-në, ishte konsultuar më parë me Metën. Por menjëherë pas kësaj përgjigjie Berisha qeshi duke lënë shumë nënkuptime.

Pyetje: Me kë u takuat apo biseduat për koalicionin me LSI-në?

Ish kryeministri Sali Berisha: Me zotin Meta (qesh), unë kam deklaruar se jam në koalicion me LSI-në. Jo nuk ka negociuar Meta, marrëveshja është negociuar me përfaqësuesit e partisë, unë e kam takuar Metën. Jam takuar me këdo dhe çdo kryetar partie për të siguruar sa më shumë mbështetje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re