Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Bledi Çuçi, ka deklaruar pas mbledhje së Konferencës së Kryetrarëve se zgjedhja e Avokatit të Popullit do zgjidhet nga propozime  e opozitës, ndërsa theksoi se duhet “të jetë me integritet të plotë”.

I pyetur nga gazetarët nëse është ulur me Bashën apo me Bardhin për të diskutuar mbi zgjedhjen e avokatit, Çuçi u shpreh se, sipas tij, kjo çështje “nuk i takon as Bardhit as Bashës”.

“Avokati i popullit padiskutim është një çështje që e kemi bërë të qartë qëndrimin që duhet të zgjedhur nga propozimet e opozitës dhe të përfaqësoj një frymë të opozitës. Të jetë me integritet të plotë. Personi që do propozoj opozita duhet të jetë më integritet të lartë profesional dhe njerëzor”, u shpreh Çuçi.

Pyetje: Me Bashën apo me Bardhin keni diskutuar?

Çuçi: Nuk i takon as Bardhit as Bashës.

Pyetje: Me kë opozitë keni folur?

Çuçi: Nuk është as i Bardhit as i Bashës opozita. Kjo është një çështje që të përfaqësoj opozitën.

Pyetje: Me kë jeni ulur?

Çuçi: Do ju bëj më dije shumë shpejt.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re