Skip to content

“Më keni nxirë jetën…”/ Rama batuta me zv.ministrin e Bujqësisë: Konkurrencën me Braçen s’jua zgjidh dot, jeni si me miza

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Lushnje, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, zv.minsitri Dhimo Kote dhe deputeti i zonës, Bujar Çela, ku inspektoi punimet e sistemit të ujitjes në zonë.

Rama tha se janë ndërtuar 44 kilometra kanale kryesore, si dhe është rindërtuar rezervuari i Thanës, ndërsa shtoi se në bujqësi është bërë “një revolucion i dytë në kuptimin e zgjerimit të sasisë së tokës që prodhon”.

Gjatë bisedës nuk munguan edhe batutat, ku Çela, teksa po numëronte punët e bëra, përmendi edhe zv.kryeminsitrin Erion Braçe, ndërsa Rama iu përgjigj: “konkurrencën mes jush nuk e zgjidh dot. Por faktikisht, falë jush, që jeni si njerëz me miza në kokë ti dhe Erioni, presionit në kuptimin e mirë, por dhe të keq se më keni nxirë jetën, por keni arritur rezultat”

Lushnje – Drejt përfundimit vepra madhore e ujitjes, nga rindërtimi i rezervuarit të Thanës, më i madhi në dispozicion të bujqësisë në rajon, te ndërtimi i 44 kilometrave kanale kryesore që deri dje ishin vija uji nëpër plehra e kallamishte dhe 167 kilometrave kanale sekondare që kishin humbur rrugëve, duke garantuar ujitjen e çdo parcele në një hapësirë prodhuese prej 12 mijë hektarëshKush e sheh bujqësinë nga kanalet e portalet e Tiranës, nuk mund ta ketë dot idenë e revolucionit që po bëhet me bazën prodhuese të ushqimit në vend, ndërsa për këdo që e sheh nga afër zhvillimin e këtij revolucioni, është e qartë se krahasimi i para 5 viteve me sot, i ngjan pa asnjë mëdyshje krahasimit të natës me ditënDy fakte kokëforta: Sot kemi përgjysmuar raportin import – eksport krahasuar me ditën kur morëm detyrën dhe kemi dyfishuar prodhimin bujqësor vendas në tregun e brendshëm🧅Patjetër që ka ende plot probleme për të zgjidhur dhe punë për të bërë që të shfrytëzojmë plotësisht potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj toke të bekuar, por sot mund ta themi me plot gojën se kemi bërë për bujqësinë në këto vite më shumë se sa në tërë vitet e mëparshme të marra së bashku dhe KY ËSHTË FAKT jo opinion #ShqipëriaqëDuamNË YOU TUBE https://youtu.be/waxJbn7gskI

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 26 juin 2020

Pjesë nga biseda:

Rama: E di edhe vetë Saliu, se të tjerët po e po, se Dhimo ishte kryetar komune konsensual, që unë jam nxënësi i Dhimos për çështjet e bujqësisë dhe më kujtohet shumë kohë përpara, akoma pa ardhur Dhimo në qeveri, që më thoshte, rezervuari Janjas dhe i Thanës. Ti dekoratë ke fermerin, zv.ministrin e ke njollë.

Bujar Çela: Unaza bujqësore është një nyjë shumë e rëndësishme, është bërë një rrugë me standarde. Është rrugë shumë herë më e rëndësishme nga ajo e Mërtish-Tre ura që u bë në kohën e ardhjes së Erion Braçes deputet në atë zonë.

Rama: Këtë konkurrencën me Erion Braçen nuk jua zgjidh dot Bujar. Por faktikisht, falë jush, që jeni si njerëz me miza në kokë ti dhe Erioni, presionit në kuptimin e mirë, por dhe të keq se më keni nxirë jetën, por keni arritur rezultat. Faktikisht, kushtet e sotme, ça bëhet për mirë të bën lajm me shumë vështirësi, por nëse i marrim me radhë sektorët, më i keqi lajmëruar nga mediat është bujqësia. Probleme ka sa të duash, por të shohësh sot sa produkt vendas shkon në treg në krahasim me produktin e importuar bujqësor është dyfishi. Natyrisht që kush nuk e njeh fshatin, mendon që këtu njerëzit vuajnë për bukë. Por këtu bëhet ekonomi kombëtare. Ky është revolucioni i dytë në kuptimin e zgjerimit të sasisë së tokës që prodhon. Po të bëjmë një llogari, sa tokë punohej para 5 vitesh dhe sa punohet sot, është revolucion, është trefishi dhe jo me 7 her shtatë 42, se kështu është 300 fish

/shqip