“Më kërcënuan grupet mafioze pse fola te SKY”, Artan Hoxha nxjerr zbuluar politikanët: Ky është programi i ri ku komunikojnë

tnae.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është kërcënuar nga kriminelë përse ka dhënë intervistë për SKY.

“Po tregoj vetëm një rast që kanë përdorur grupet e krimit të organizuar. Ka qenë Encrochat, që u dekriptua. Ky aplikacion përdorej nga 60 mijë njerëz. Nga ai operacion u pa se Shqipërët e përdornin. Madje pjesa më e madhe ishin shqiptarë. Dhe kur erdhën më panë që unë kisha një Sky më thanë si ka mundësi sepse mafia shqiptare u godit. Nuk u godit u thashë sepse Encrochat nuk përdoret më por përdoret Sky. Kështu unë kisha kohë që komunikoja me ata të Amerikës Latine. U detyrua qendra e Sky që të bënte deklaratë e të thoshte se aplikacioni nuk ishte thyer. Ata në Amerikën Latine më thanë na prishe punë, pse e the këtë. Dhe çfarë ndodhi, në Mars u thye Sky dhe u kapën 28 ton kokainë. Na u ndërpre dhe komunikimi. Çfarë bënë? Autoritetet amerikane instaluan një tjetër program dhe të gjithë grupet kriminale e instaluan. U zbuluan 300 grupe më vonq dhe u kapën 150 milionë dollarë”, deklaroi Hoxha në Opinion.

Hoxha zbuloi po ashtu programin e ri me të cilin komunikojnë kriminelët dhe politikanët. Bëhet fjalë për Signal.

“Ministrat, zyrtarët dhe politikanët kanë aplikacion të ri tashmë. Ata nuk përdorin më ëhatsApp. po të takon një politika, gjëja e parë që thotë është ‘a ke Signal ti?’. Përdorin Signal për të komunikuar, është më i sigurtë”, tha Hoxha.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë