Kryetari i Shtetit të Ukrainës, Petro Poroshenko deklaroi se janë lënë të lirë dy liderët tartarë opozitarë, që mbaheshin të burgosur në Krime, vend që mbahet i pushtuar nga Rusia.
Poroshenko falënderoi Presidentin Rexhep Tajip Erdoan, për rolin që mori në lëshimin e ndihmësve të Kuvendit Kombëtar të Krimesë, Ahtem Çiygoz dhe Ilmi Umerov.
Bëhet e ditur se lirimi i Çiygoz dhe Umerov erdhi pas kërkesës personale të Presidentit Erdoan ndaj kreut të Rusisë, Vladimir Putin.
Ilmi Umerov dhe Ahtem Çiygoz që u dërguan me avion në Turqi, nesër do të shkojnë në Kiev, Kryeqytetin e Ukrainës.
Gjykata ruse, me arsyen se kishin bërë krime në Krime kishte dhënë dënime të ndryshme me burgim për Ilmi Umerov dhe Ahtem Çiygoz.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re