Kandidatja për deputet e Lëvizjes për Ndryshim, Matilda Gjini ka denoncuar shitblerjen e votave gjatë fushatës elektorale të 25 prillit.

E ftuar në emisionin “Opinion”, kandidatja në qytetin e Laçit, Gjini është shprehur se teksa dilte për të bërë fushatë, qytetarët i kërkonin troç para për t’i dhënë votën.

“Problemi më i madh? Më duket sikur në zonën time, nuk e di a mund ta them, njerëzit kërkojnë lekë për votën.

Më ka shokuar shumë! Unë prezantoj programin tim, dhe nuk…

Ai thotë jemi katër vetë, duam kaq për votë. Është shumë prezente, dhe më ka demotivuar pak,”-tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re