Gratë që duan të bien në  peshë, para së gjithash, duhet të njohin trupin e tyre dhe të përcaktojnë një listë diete. Në vend që të provoni dieta të papërshtatshme për të humbur peshë shpejt, duhet t’i jepni përparësi dietave të shëndetshme dhe të përhershme për të mos u  kthyer përsëri në peshën e mëparshme.

Rekomandimi i  doktorit specialist Murat Topaloğlu për gratë që duan të bien në peshë është : sallatë me kos!

Java e parë

Mëngjesi:

1 fetë bukë

4 ullinj

80 gramë djathë kaçkavall ose djathë të bardhë

3 lugë reçel ose mjaltë

1 domate ose kastravec

Dreka dhe Darka:

Përgatisni një sallatë me domate, kastraveca, arugula, dhe me të gjitha zarzavatet jeshile. Në këtë dietë mund ta konsumoni çdo vakt sallatën.

Në vend të vajit të ullirit sallatës mund ti shtoni limon ose shegë.

Bashke me sallatën konsumoni dhe kos por me kusht që të jetë pa yndyrë.Vakte të ndërmjetme:

Në vaktet e ndërmjetme mund të konsumoni deri në 3 racione fruta.

Java e dytë

Menyja e mëngjesit është e njëjtë

Dreka:

Sallatë jeshile dhe kos

Supe të ndryshme pa yndyrë.

Darka:

Rreth  150 gram mish ose mish pule të përgatitur në zgarë

Një pjatë gjellë perime pa yndyrë

Kos

Vakte të ndërmjetme:

Konsumoni 2 racione fruta dhe gjithashtu sallatë dhe kos sa të doni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re