Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar investigimin e BBC për financimin rus të Lulzim Bashës.

Sipas Salianjit, në kohën kur është bërë publike ky lajm, në PD është thënë se kjo është një akuzë e bërë nga një rrjet i lidhur me Sorosin.

Ai ka deklaruar se mes një lajmi në media dhe kryetarit të partisë, i ka besuar kryetarit, por thekson se qëndrimi i tij ka ndryshuar në momentin kur shërbimet e inteligjencës së SHBA kanë dalë dhe kanë thënë që një parti politike në Shqipëri ka pasur financim rus.

“Ne kemi pasur një qëndrim publik të ish kryetarit të partisë për një akuzë që është personale. Në PD na është thënë që kjo është një akuzë e një rrjeti të lidhur me Sorosin. Unë kam besuar mes një media dhe kryetarit të partisë, kam besuar kryetarin e partisë. Qëndrimi im ka ndryshuar në momentin kur shërbimet e inteligjencës së SHBA kanë dalë dhe kanë thënë që një parti politike në Shqipëri, kryetari i një partie ka pasur financim rus.

Qëndrimi zyrtar i ambasadës së SHBA ishte që Shqipëria duhet të bëjë legjislacion të fortë për mos depërtimin e parave që vijnë nga rusët apo parave të tjera të pista për të financuar partitë politike.

Ishte e qartë farë. Duhet një akt i fortë moral, me këtë ikën nga politika. Nëse provohet kjo akuzë, nuk ke ca bën më diskutim në publik. Tani kemi një ravizim tjetër në politik. Zoti Basha është formacion ndihmës qeveritar tashmë “, tha Salianji në emisionin Opinion.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re