Deputeti Myslim Murrizi është përplasur ashpër mbrëmjen e sotme me analistin Ergys Mërtiri gjatë një debati politik në emisionin Open. Teksa po flisnin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe manovrat politike të mazhorancës për ‘mbylljen’ e listave të hapura, debati kaloi në nivel personal, ku analisti iu kundërve deputetit Murrizi duke i thënë se më batutat e tij 2 lekëshe mund të rrejë vetëm katunarët e Myzeqesë.

Pjesë nga debati:

Mërtiri: Me keto batutat 2 lekëshe ik rrej ata katunarët e Myzeqes. Murrizi: Je me mijëra vite dritë larg myzeqarëve

Mërtiri: Myslim bëj me të tjerët këto muhbete se s’të shkojnë fare. Murrizi: Ore i bëj me ty unë

Mërtiri: Po bëj ca të duash. Murrizi: Po unë po të dëgjoj për respekt, s’më njeh ky mua, po dhe unë s’të njoh hic

Mërtiri: Të ndalosh në gjëra personale kur unë shpreh një argumet është dobësi. Murrizi: Po ca po të thash personale unë.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re