Skip to content

“Më kishin zëvendësuar me berberin e lagjes” Paloka publikon mesazhin: Po bëjnë delegatë persona për të mbushur sallën

Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edi Paloka ka publikuar në Facebook mesazhin e një drejtuesi grup-seksioni të PD në Durrës.  Ky i fundit ankohet se është zëvendësuar në listën e delegatëve nga një person që e konsideron si “berberin e lagjes”.

Paloka ka thënë se kjo përpjekje po bëhej nga Lulzim Basha me qëllim që të mbushë sallën në datën 18 dhjetor me persona të cilët nuk kanë asnjë funskion në PD.

“Kush tha qe i kane mbyllur dyert e selive…?! Dyert jane te hapura, po me sa duket jo per te zgjedhurit e demokrateve.

Sapo me erdhi nje mesazh prej nje drejtuesi grupseksioni nga zona ime ne Durres, firmetar dhe delegat ne Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ne fakt informacionet e tjera jane edhe me zi se kaq…se po bejne “delegate” jo vetem ata qe jane me Bashen , pa asnje funksion ne PD, po dhe ata qe jane me Ramen…” shkruan Paloka.