Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Tempulli”. Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën lëndë narkotike e llojit heroinë dhe kokainë, si dhe mjete për përdorimin e tyre.

Lënda narkotike, mjetet për përdorimin e saj si dhe automjeti u sekuestruan nga blutë e Durrësit.

31-vjeçari, banues në Gramsh, akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re