Skip to content

Me kokën ulur dhe të përlotur, dalin përpara gjykatës shokët që vranë ‘hasjanaliun’. Pamje nga brenda kafazit të xhamit

Me kokën ulur, i penduar dhe përlotur Marjus Dema dhe 4 miqtë e tij kanë dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë për vrasjen e Mehmet Qemës, në fillimin e kësaj jave në lagjen 5 Maji në Tiranë.

Demën prokuroria e akuzon për 2 vepra penale vrasje me dashje dhe fshehje e provave të ngjarjes ndërsa 4 të tjerët për moskallëzim krimi.

Pritet që Dema të lihet në burg, ndërsa miqtë e tij mund të lihen të lirë, por vendimi zyrtar pritet të merret sot nga gjykata.

Të rinjtë pretendojnë se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërkohë që prokuroria nuk është e të njëjtit mendim, pasi ka dyshime që krimi të jetë kryer ndërsa të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Mehmet Qema, i njohur ndryshe dhe si hasjanaliu apo tallman, kishte shoqëri me shumë personazhe të njohur të botës së artit në Shqipëri, përfshirë edhe reperat si Stresi apo Blerim Hoti, ndërkohë që varrimi i tij u bë në vendlindje, në Has.

Në katin e dytë të godinës, ku ndodhej lokali ku u vra i riu, Policia ka gjetur disa paisje që dyshohet se prodhojnë monedha dixhitale, të njohura ndryshe dhe si bitcoin, ndërkohë që pritet të zgjerohet dhe rrethi i personave nën hetim.

(E.K/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb