Lulzim Basha ka braktisur Tritan Shehun dhe Bardh Spahinë. Dhe siç ndodh rëndom me kryetarin e Partisë Demokratike, që përzgjedh njerëz me interesa të forta financiare, sot ka gjetur një bashkëpronare të një kompanie farmaceutike, për të sulmuar qeverinë.
Liljana Ramasaço, e prezantuar si “ekspertja e PD”-së që doli sot nga kangjellat e spitalit Covid2, është administratore dhe bashkëpronare në një kompani farmaceutike. Për shumëkënd, kjo nuk është çudi.

Flitet për një parti ku mbështetja e fortë financiare të katapulton, ose të rikthen në vathë kollaj brenda ditës.Ramasaço ka qenë gjithashtu drejtuese e Autoritetit Shëndetësor Rajonal, në kohën kur Ministria e Shëndetësisë drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Nuk po merremi me akuzat dhe pyetjet që ngriti “ekspertja” e Lulzim Bashës, për Ministrinë, ndër të cilat kërkonte llogari edhe se në cilin prej spitaleve Covid duhet t’i dërgojë Urgjenca Kombëtare të prekurit nga Covid-19(?!).

Ajo që bie në sy në këtë rast, është se ekspertja Ramasaço, që është kujdesur të ndryshojë dhe një gërmë të mbiemrit, ka arritur të zhvendosë “ekspertët” e tjerë të Partisë Demokratike, duke vendosur kështu një “tullë” në radhë për kompaninë e saj farmaceutike.
Siç ndodh gjithmonë me Partinë e udhëhequr nga Basha, janë interesat tregtare dhe të biznesit ato që vënë në lëvizje dhe jo interesi i qytetarëve. Eshtë një histori e përsëritur me Lulzim Bashën kur fut “ekspertë” në vathën e Shqup-it. Sigurisht, asnjëherë veresie./ tema

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re