Rreth 1 muaj më parë, një video e këtij vogëlushi 10 vjeçar përloti njerëzit në mbarë botën. Ai kishte udhëtuar me një grup emigrantësh në tentativë për të hyrë në kufirin e SHBA-ve përmes Teksasit. Por rrugës, trafikantët e kishin braktisur fëmijën, të cilën fatmirësisht e pikasën punonjësit e kufirit.

Video u publikua nga autoritetet kufitare amerikane dhe media, teksa fëmija shihet të qajë dhe i kërkon ndihmë oficerit që të mos e braktisë sepse ka frikë.

Pas 8 javësh, djaloshi ribashkohet me nënën e tij, ndërsa prapa tyre ka një histori të trishtë.

Meilin (nëna) e Uilto (fëmija) vinin nga Nikaragua me origjinë dhe kishin tentuar të kalonin kufirin nga Meksika drejt SHBA-ve. Shkonin në SHBA me shpresën e ribashkimit me Misael Obregon, daja i 10 vjeçarit. Por në Meksikë, një bandë lokale i grabit të dy dhe i kërkon 10 mijë dollarë Misael Obregon-it, në mënyrë që t’ja sjellë motrën e nipin. Misael mundi të gjejë veçse 5 mijë dollarë borxh dhe ia dorëzoi bandës. U lirua vetëm vogëlushi, i cili u nis me një grup emigrantësh e me trafikantët. Por në shkretëtirën e Teksasit, fëmija u braktis nga trafikantët. E fatmirësisht e gjeti një punonjës i kufirit në SHBA.

Nëna e djaloshit u lirua disa javë më vonë dhe pas thuajse dy muajsh, të dy u ribashkuan në SHBA. Momentet emocionale u transmetuan nga media “Telemundo”, ndërsa daja i vogëlushit ka bërë gati shtëpinë e tij me lodra për nipin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re