Motra e skulptorit Arben Bajo, i cili nuk i mbijetoi dot sëmundjes së Covidit, ka shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta, Nëpërmjet një postimi prekës, Iris Bajo shkruan në Facebook se kjo dhimbje i la shpirtin bosh dhe se motra humbin vëllain e vetëm.

“Më le pa vëllain e vetëm, më le pa shokun e ngushtë, më boshatise shpirtin! Nuk do qeshim e nuk do pijmë më bashkë e nuk do bëjmë më plane. Thjesht nuk do jesh më këtu derisa të puqemi sërish atje ku je ti tani e të vazhdojmë ku i lamë. Do rri me këtë mendim derisa të vijë koha”, shkruan ndër rreshta Iris Bajo.

Ndërkohë, familja kërkon mirëkuptimin e të gjithëve për të evituar grumbullimin në ceremoninë e përcjelljes drejt banesës së fundit.

Postimi i Iris Bajos: Ben!!! Me le pa vellain e vetem, me le pa shokun e ngushte, me boshatise shpirtin! Nuk te ndenja dot afer ne fund, sic me ndenje ti mua ne halle. Nuk do jesh me te me ngushellosh, te me japesh mend, te me tregosh historite e “sekretet” e familjes, nuk do qeshim e nuk do pijme me bashke, me ore, e nuk do bejme me plane.

Thjesht nuk do jesh me ketu, deri sa te puqemi serisht atje ku je tani, e t’i vazhdojme ku i lame. Do rri me kete mendim, derisa te vije koha! Deri atehere, do perqafoj skulpturat qe me dhurove, e do shoh mesazhet qe kembyem, deri diten e fundit, para se te bije ne gjume.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re