Një çift indian është proceduar në Rinas, pasi tentuan të nisen nga Shqipëria drejt Francës me letra të falsifikuara.

Policia njofton se është proceduar shtetasi M. P., 23 vjeç dhe P. P., 22 vjeçe (bashkëshortë), të cilët kishin për qëllim udhëtimin e tyre nga Shqipëria drejt Francës, kanë paraqitur, krahas pasaportave të tyre, edhe leje qëndrimi franceze. Pas verifikimit të këtyre dokumenteve ka rezultuar se lejet e qëndrimit të paraqitura, ishin të falsifikuara.

Gjithashtu është proceduar dhe shtetasi H. P., 59 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.

Gjatë kontrollit të bagazheve, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bizhuteri (unaza, varëse dhe sende të tjera) të padeklaruara në degën e Doganës Rinas.

Njoftimi i policisë:

Rinas / Policia Kufitare krahas përballimit me sukses të fluksit të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në hyrje-daljet e Republikës së Shqipërisë, ka intensifikuar masat për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i masave të shtuara u goditën 2 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, si dhe 1 rast i mosdeklarimit të të hollave apo sendeve me vlerë, në kufi.

Sekuestrohen sende me vlerë të padeklaruara dhe dokumente të falsifikuara.

Procedohen penalisht 3 poseduesit e tyre.

Policia Kufitare e Rinasit krahas përballimit me sukses të fluksit të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në hyrje-daljet e Republikës së Shqipërisë dhe krijimin e lehtësirave ligjore për ta, me qëllim eleminimin e vonesave gjatë përpunimit të dokumentacionit, ka intensifikuar kontrollet në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë.

Në këtë kuadër, gjatë përpunimit të dokumentacionit, në dalje, 2 shtetas indianë, M. P., 23 vjeç dhe P. P., 22 vjeçe (bashkëshortë), të cilët kishin për qëllim udhëtimin e tyre nga Shqipëria drejt Francës, kanë paraqitur, krahas pasaportave të tyre, edhe leje qëndrimi franceze. Pas verifikimit të këtyre dokumenteve ka rezultuar se lejet e qendrimit të paraqitura, ishin të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve, materialet proceduriale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesore Tiranë, për vepren penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është proceduar penalisht shtetasi H. P., 59 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm të bagazheve, si dhe për kontroll fizik, 59-vjeçarin.

Gjatë kontrollit të bagazheve, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bizhuteri (unaza, varëse dhe sende të tjera) të padeklaruara në degën e Doganës Rinas.

Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me autoritetet doganore të Rinasit, do të vijojë kontrollet e imtësishme, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re