Një e moshuar është grabitur dhe dhunuar pak ditë më parë në Maliq.

 

Nga ana e policisë nuk ka pasur një reagim zyrtar në lidhje me ngjarje, por ka qenë kreu i PD Sali Berisha ai i cili e ka denoncuar këtë rast.

 

Në një postim në Facebook, referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha shkruan se të moshuarës i janë vjedhur 10 mijë euro.

 

Ndërkohë që sot ka folur vetë e moshuara, e cila ka dhënë më shumë detaje për këtë ngjarje.

 

Ajo tregon se është dhunuar barbarisht deri sa agresori gjeti paratë dhe ia mori. Ka qenë komshia e të moshuarës që ka njoftuar policinë dhe më pas këta të fundit e kanë transportuar për në spital.

 

“Deri në orën 10 pa 20 isha zgjuar, rashe të flija dhe ikën dritat. U hap porta, unë isha shtrirë, erdhi një trup i gjatë dhe m’u hodh sipër. Leket me tha se të vrava. I thoja se nuk kam lek, vetëm pensionin. Leket me tha përsëri se të vrava. Me lidhi duart dhe gojën me një leckë dhe litar, dhe me godiste. Me mori zvarrë nga dhoma tjetër, e më kërkonte përsëri lek.

 

Nxori thikën. Me godite me shkelma.

 

Leket i kisha kursime sepse kisha shitur tokat. Mendoja të kisha lekët për t’u pleqëruar e varrosur. 10 mijë euro mi mori. Në divan i kisha fshehur, aty ku flija. I gjeti vet. Policia erdhi pasi u përmenda. Kam dhimbje të mëdha.

 

Shkova në komshinjtë, kërkova ndihmë. Isha e goditur dhe me enjtje. Lajmëroi policinë komshia, në pyetën dhe u tregova.

 

Me mori policia me solli pa ndjenja në spital.

 

Nuk kam dyshime kush mund të jetë, nuk e di. “

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re