Në kulmin e dëshpërimit, pas lajmit që mori se familjarët e saj mbetën të lënduar rëndë nga tërmeti që goditi vendin tonë mëngjesin e së martës, një vajzë 25 vjeçare që jeton në Itali ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Ankona në Via Lamaticci dhe kanë qenë banorë të zonës ata që kanë dhënë alarmin duke njoftuar policinë.

Pasi u telefonua policia dhe mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, konstatuan se vajza ishte gati duke u hedhur nga një lartësi prej 10 metrash, duke dalë nga kangjellat.

“Mjaft, më lër, do hidhem … Unë dua të vdes”, bërtiti ajo. Ne atë kohë agjentët arritën t’i afroheshin asaj dhe ta kapnin nga krahët për fat në kohë.

25-vjeçarja u dërgua në Torrette për trajtim. Më vonë, u bë e ditur se vajza ishte në krize totale pasi familjarët e saj u plagosën rëndë në tërmetin që ra në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re