Orët e gjatë të kërkimeve duket se kanë bërë që shumë qytetarë, që janë në kërkim të të afërmve të humbin durimin e tyre.

Në një moment, teksa ende kërkohet në Thumanë një qytetar është përplasur me punonjës që qëndrojnë në perimetrin e sigurisë, pasi ka kërkuar që të hyjë, dhe të shohë për familjarët e tij.

Ai ka qenë dhe vetë banor i këtyre pallateve, por që fatmirësisht i ka mbijetuar tërmetit të djeshëm dhe është në kërkim të kushërinjve të parë të tij, që gjenden ende nën rrënoja.

“Ore është tu fol depresioni, më lini të futem 2 minuta, ça jeni kështu more, a ju q**** ropt, mbrëmë më jeni sjellë si vëllezër. Kam hall dhe unë, më merr prej dore dhe dua të shkoj që ta takoj, dje mu keni sjellë si vëllezër”, shprehej në gjendje të rënduar qytetari.

Ndërkohë që situatën e ka shpjeguar një tjetër person që ka qenë në vendngjarje:

Vetëm ky ka shpëtuar, do që të hyjë të shohë se çfarë kërkimi po bëhet. Ka brenda djemtë e axhës dhe djemtë e tezes, familjarët duan të shohin se çfarë po ndodh me viktimat. Kanë banuar shumë familje, shteti ka ardhur, po familjarët janë të shqetësuar.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=32hNz2Poj2k]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re