Një çift të moshuarish me koronavirus në Itali e kanë festuar 50-vjetorin e martesës bashkë me mjekët në njësinë e kujdesit intensiv. Mjekët në spitalin Murri në Fermo i bashkuan në një dhomë burrë e grua dhe organizuan një festë për të shënuar përvjetorin e martesës së tyre.

Sandra, 71-vjeçare dhe Giancarlo, 73-vjeçar, mund të shihen teksa shtrëngojnë duart në shtretërit e spitalin ndërsa në fytyrë kanë maskat e oksigjenit, shkruan

Roberta Ferretti, një infermiere që punon në repartin e reanimacionit mori vesh se çifti kishin përvjetorin e martesës dhe bashkëpunoi me kolegët e saj për t’u krijuar dy pacientëve një atmosferë feste.

Ferretti u shpreh për mediat:

“Sandra qau shumë, jo për veten, ajo ishte e shqetësuar për të shoqin. Ai më tha mua sesa shumë e donte akoma, edhe pas kaq shumë vitesh. Kur mora vesh se kishin përvjetorin, mendova se do ishte mirë që ta festonin.”

Festa zgjati vetëm 10 minuta ndërsa fotot e shkrepura tregojnë mjekët të veshur me kostumet mbrojtëse ndërsa formonin shenja zemrash me duart e tyre. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re