Shefja e Shërbimit të Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka dhene një mesazh për të gjithë qytetarët, në një kohë kur numri i të infektuarve me koronavirus eshte duke u rritur dita- dites. Çomo thotë se, po shtohet numri i të shtruarve në terapi intensive, dhe një pjesë e tyre janë në gjendje të rëndë shendetesore. Ajo u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë sa më shumë kujdes, të rrinë larg të sëmurëve, të mos rrinë në vende publike ne grupe, si dhe të përdorin maska.

Ja mesazhi i plotë i Najada Çomos:

Numri i pacientëve të shtruar në shërbimin inektiv po vjen duke u shtruar. Një pjesë e madhe e personave të shtrtuar në shërbimin infektiv janë në gjendje të rënduar, në terapi intensive. Ajo që dua të thkesoj është se qytetarë të nderuar, është situatë për t’u shqetësuar. Natyrisht që ne jemi në krye të detyrës për t’u shërbyer qytetareve sa me mire, por ju keni një detyrim madhor. Të qëndroni sa më larg të sëmurëve. Ulni në maksimum qëndrimin në vende publike, si dhe maska është e vetmja armë mbrojtësi që kemi. Virusi është mes jush, ju bëni hapin për t’u mbrojtur sa më shumë, në të kundërt do të kemi shtim të numrave me koronavirus. Virusi nuk ka më përzgjedhje, mund të kapë cdo lloj moshe, jo vetëm mosha e treta. Janë të rinjtë që e çojnë tek të tjerët. Kini në vëmendje se ky virus është shumë tepër mes jush tani që u hoqën dhe barrierat, pra vendi është i hapur.






Previous articlePëllumb Pipero del urgjent pas lajmit që mori, njoftimi që sapo dha është shume i fortë: Duhen mbajtur në…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re