Kanë mbërritur mesditën e sotme materialet zgjedhore në Korçë, dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Sipas BW shpërndarja e materialeve zgjedhore po vijon në të gjithë qarkun dhe objektet që do të përdoren si ZAZ do të monitorohen nga policia e shtetit në mënyrë të pandërprerë.

Në bashkinë e Korçës ka 2 ZAZ, nr. 73 dhe 74 dhe mbi 100 mijë votues. Më herët materialet zgjedhore kanë mbërritur edhe në bashkinë e Pogradecit, ku ka 1 ZAZ me nr. 69 me mbi 70000 votues dhe 106 QV.

Procesi pritet të vijojë dhe ditën e shtunë në mbrëmje me shpërndarjen e këtyre mjeteve në qendrat e votimeve, ndërsa ditën e dielë qytetarët do të votojnë në kutitë e votimit.

Qarku i Korçës ka 7 KZAZ me numra 69, 70, 71, 72, 73, 74, 75. Nga viti 2021 në qark kanë qenë 427 QV dhe 284373 votues.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re