Një shqiptar ka mbetur i plagosu si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Koraci, në zonën e quajtur Soline, rreth orës 10:30 minuta.
Mediat kroate shkruajnë se janë përplasur dy makina, njëra prej të cilave drejtohej nga një shqiptar dhe ishte me targa italiae.
Si pasojë e përplasjes, shqiptari dhe drejtuesi i mjetit tjetër kanë mbetur të plagosur. Të dy janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
