Policia e Durrësit ka arrestuar një anglez, i cili akuzohet për “Trafikimi të mjeteve motorike”.

Sipas bluve si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi K. C., i cili po drejtonte mjetin tip “BMW”.

Pas verifikimeve të thelluara, rezultoi se mjeti “BMW” ishte vjedhur në Angli më datë 28.08.2020.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet një shtetas anglez, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Bien në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet në dalje dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi K. C., i cili po drejtonte mjetin tip “BMW”.

Pas verifikimeve të thelluara, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Interpol Tirana, rezultoi se mjeti “BMW” ishte vjedhur në Angli më datë 28.08.2020.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës bënë ndalimin e shtetasit anglez K. C., 55 vjeç, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re