Parlamenti ka miratuar rregulla të reja sa i përket marrjes së masave të deputetëve për t’u paraqitur në seancën parlamentare të 16 prillit. Masat e reja janë diskutuar në mbledhjen më të fundit të konferencës së kryetarëve. Ashtu siç është njoftuar në datën 16 prill në orën 10:00 do të nisë punimet Kuvendi dhe do të je të seanca e parë plenare në kushtet e masave strikte.  Konferenca e Kryetarëve miratoi edhe rregulloren që do të zbatohet nga të gjithë deputetët, për shkak edhe të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Konferenca e kryetarëve ka vendosur që seanca e 16 prillit të zgjasë 120 minuta, ku 70 minuta janë në dispozicion të shumicës dhe 50 minuta në dispozicion të pakicës.

Masat kundër koronavirusit

Në hyrje të Sallës së Seancave do të bëhet matja e temperaturës nga personeli mjekësore prezent ne sallë. Punonjësit e Administratës së Kuvendit do të pajisin deputetët me maska e doreza.  Në Sallën e Seancave do të jenë vetëm punonjësit e domosdoshëm të administratës të pajisur me maska dhe doreza. Garda e Republikës do të jetë me numër të reduktuar dhe të pajisur me maska dhe doreza. Deputetët e pranishëm do të pozicionohen në sallë, lozhat anësore të katit të parë dhe katit të dytë si dhe galerinë e sipërme të sallës. Në Sallën e Seancave do të jenë vetëm punonjësit e domosdoshëm të administratës të pajisur me maska dhe doreza. Seanca plenare do të transmetohet live nga TVSh e cila do të prodhojë sinjal për të gjitha televizionet, duke shmangur kështu edhe praninë e kamerave.

Komisionet parlamentare online, si veprohet

Gjithashtu është vendosur se mbledhjet e komisioneve parlamentare duke filluar nga java e ardhshme do të transmetohen drejtpërdrejtë on line në faqen zyrtare të Kuvendit në internet. Kush nuk zbaton etikën përjashtohet nga mbledhja Lidhur me këtë, Kryetari i Kuvendit në mbledhjen e Konferencës solli në vëmendjen e anëtarëve të Konferencës respektimin e rregullave të mëposhtme:

1- Duhet të kihet kujdes e të ruhet etika në komunikim nga deputetët gjatë zhvillimit të mbledhjes online.

2- Deputetët duhet të gjejnë një vend të përshtatshëm (sfondi) komunikimi gjatë zhvillimit të mbledhjes.

3- Kryetari i komisionit ka të drejtë të përjashtojë nga mbledhja deputetin i cili nuk zbaton rregullat e mësipërme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re