Ndonëse nuk ka ende një udhëzim zyrtar nga Ministria, një pjesë e mësuesve i kanë porositur fëmijët në disa shkolla të Tiranës që të paraqiten në shkollë me maska.

Në këshillat e mësuesve për fëmijët mes të tjerash janë edhe këshillat për kujdes të shtuar mbi higjenen personale, larje e shpeshte e duarve, kujdes në kollitje dhe tështimat në rastet kur janë në grup apo edhe deri tek pajisja me dezinfektant.

Por të pyetur nga Vizion Plus, nxënës të shkollave të ndryshme kanë thënë mes të tjerash se mësuesit i kanë kërkuar që të pajisen edhe me maska, si masë e shtuar nga frika e koronovirusit.

Të kontaktuar nga Vizion Plus, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit thanë se nuk kanë publikuar ende një udhëzim për masat e kujdesit që duhen marrë në institucionet arsimore por kjo mund te ndodhe ne oret ne vijim..

Ministrja Manastirliu tha këtë të hënë se nuk është menduar mbyllja e shkollave dhe universiteteve sepse në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast me koronavirus.

Këtë të hënë gjithashtu Minstrja Besa Shahini paralajmëroi heqjen e licences për një shkollë private e cila vendosi të mbylle dy jave shkollën nga frika e koronavirusit ndonëse nuk kishte një vendim nga Ministria./ vizionplus

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re