Faxweb.al ka siguruar foton e të riut Elis Kuçi, i cili dyshohet se është autori i grabitjes me armë, e ndodhur dje në mesditë në zonën e Kamzës.

Siç edhe shihet nga foto, i riu është duke ecur me maskë anticovid dhe kapele, ndërsa në duar mban një qese, ku dyshohet se gjenden dhe paratë e grabitura, rreth 1 milionë lekë të vjetra.

Elis Suçi, i dënuar më parë për vjedhje, ishte në kërkim, pasi në muajin mars qëlloi me armë në drejtim të policisë në afërsi të shkollës në Kamëz, teksa këta të fundit po shkonin që ta arrestonin.

Nga ana tjetër policia vuri në pranga si bashkëautor për grabitjen e postës shtetasin Algert Kurtin, 20 vjeç.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re