Skip to content

“Me mazhorancën kemi rënë dakord në parim” – Bardhi: Ndërkombëtarët kanë nxitur nevojën për dialog, thirrja e tyre solli reflektim nga të gjitha palët

GAZI

Kreu i Grupit Parlamentar të opozitës së bashkuar, Gazmend Bardhi i ftuar në “Open” ndër të tjera ka thënë se partnerët ndërkombëtarë kanë nxitur nevojën për dialog që të zgjidhet situata në Kuvend.

Ai shton se ka qenë thirrja e vazhdueshme e tre që solli reflektimin e palëve  që janë ulur në tryezë.

“Qëndrimet e partnerëve janë publike dhe unë dua t’i falenderoj. Kanë nxitur nevojën për dialog që të zgjidhet situata në Kuvend.  

Ka qenë thirrja e vazhdueshme e tyre për dialog që solli një reflektim nga të gjitha palët që janë në tryezë.

Unë kam shprehur vullnetin tim dhe vërtetësinë time për qëndrimet e mia se pse kemi hyrë në këtë aksion,” tha Bardhi.

Ai tha se nëse mazhoranca nuk i përmbahet marrëveshjes, aksioni do të vazhdojë dhe seanca e radhës do të bllokohet, duke shtuar se deri më tani ka një marrëveshje në parim dhe jo përfundimtare.

“Nuk ndërpritet aksioni. Kemi pasur një shkak dhe u zgjodh pasoja. Nëse nuk ka zgjidhje edhe në seancën e radhës do të këtë bllokim.

Kam thënë që kemi rënë dakord në parim, por nuk ka dakordësi përfundimtare,” shtoi ai.

“”