Policia e Durrësit ka shoqëruar Ilir Hamedanin, i cili në takimin e Sali Berishës në Durrës tha se kishte thyer masën e arrestit të shtëpisë, dhe paralajmëroi që ishte gati të merrte kallashin për rrëzimin e qeverisë, dhe rikthimin në vend të demokracisë. Në një intervistë për gazetaren e Fax News Kloida Gjuzi, Hamedani ka rrëfyer dhe atë që ka ndodhur, dhe sulmet që ka marrë nga mediat dhe rrjetet sociale.

“Jam disa herë i sulmuar nga rrjetet sociale, por është hedhur baltë në një portal që mua më vjen vështirë që ti përmend emrin, që drejtohet nga zoti Peza. Është diçka ofenduese për mua dhe familjen time. Ata më akuzonin mua për vjedhje, akuza e dytë është ajo e kundërshtimit të forcave të rendit, që nuk është e vërtetë”, tha Hamedani.

Ai tregon se menjëherë pas takimit të Berishës, ai ka shkuar në shtëpinë e tij ku kanë mbërritur dhe forcat e policisë, që kanë bërë shoqërimin për në komisariat. Hamedani thotë se është mbajtur 13 orë në polici, dhe është verifikuar se masa e tij e arrestit të shtëpisë ishte shuar që prej muajit shkurt të këtij viti, dhe vetë ai nuk ishte njoftuar.

Momentin e shoqërimit, Hamedani e cilëson pengmarrje, ndërsa thotë se nuk ka qenë asnjëherë anëtar i ndonjë partie politike.

“Pasi bëra deklaratën shumë miq dhe dashamirës më tentuan për kafe, shkova urgjentisht në shtëpi pasi ishte orari i darkës, e ftova policin që të vinte për kafe. Më zbritën poshtë, se ishin disa punonjës policie që më njihnin, ndiheshin në siklet. Dhe pa asnjë lloj shpjegimi më kanë çuar në komisariat, njoftova avokaten time, dhe rezultoi që unë do isha në arrest shtëpie. Faktikisht Ilir Hamedani ka dalë nga komisariati pas 13 orësh, i mbajtur peng. Unë rezultoja jo në arrest shtëpie që prej 8 muajve më parë, dhe nuk më kishin njoftuar.

Në bindjen e mija nuk jam njeri politik, nuk jam në forume drejtuese të PD, nuk kam pranuar që të marr teser partie. Unë mbështes bindjet e mija të djathta dhe kauzën e demokracisë, me aq kapacitet sa kam personalisht”, tha Hamedani, i cili tashmë mund të lëvizë i lirë pas shuarjes së masës së arrestit.

Çfarë deklaroi Hamedani në takimin me Berishën:

“Jam Ilir Hamedani në 1991 në Skrapar kam bërë 6 muaj burg për demokracinë. Në vitin 1998 kam bërë burg në incidentin e Azem Ajderit. Jam Ilir Hamedani i 16 shkurtit që sot kam ardhur vetëm për Sali Berishën sepse rezultoj akoma në “arrest shtëpie” dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet. Prandaj me dy fjalë Sali Berisha, jepi gaz sepse të parin që merr kallashin ke Ilir Hamedanin”, u shpreh qytetari në takimin e Berishës disa ditë më parë.

“Jepi gaz, unë i pari do të marr kallashin”, qytetari lë “arrestin e shtëpisë” dhe befason Berishën, ja çfarë i thotë ish-kryeministri: E kemi me…

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re