Kryeministri Edi Rama ka zbritur ditën e sotme në Shijak ku po ndjek nga afër punimet në një nga pikat ku ka nisur sot Operacioni i Pastrimit të inerteve në sheshet e Rindërtimit, me mbështetjen e forcave të ushtrisë, për godinat e dëmtuara nga tërmeti.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i këtij qyteti dhe ministri i emergjencave, Arben Ahmetaj, Rama thotë se këtë javë qeveria nis çeljen fondeve të dëmshpërblimit për familjet me dëmtime të riparueshme të shtëpive, të cilat do të mbështeten nga qeveria dhe nga ana tjetër, lidhen kontratat e para të Rindërtimit të Shkollave.

“🟢 SHIJAK, një nga pikat ku ka nisur sot Operacioni i Pastrimit të inerteve në sheshet e Rindërtimit, me mbështetjen e forcave të ushtrisë👍

Këtë javë qeveria nis çeljen fondeve të dëmshpërblimit për familjet me dëmtime të riparueshme të shtëpive, të cilat do të mbështeten nga qeveria dhe nga ana tjetër, lidhen kontratat e para të Rindërtimit të Shkollave, për të vijuar gjatë gjithë qershorit me kontratat e investimeve në infrastruktura e zonave të dëmtuara, si edhe për Rindërtimin e Banesave Individuale🙂”, thotë Rama.

Nga ana e tij, ministri Ahmetaj tha: “Janë 1703 familje që do të marrin grante vetëm në Bashkinë e Shijakut. Tek shkollat ka fillur procesi pr kontratat që janë 22 njësi arsimore, me njësitë individuale bashkia e Tiranës ka mbyllur fazën e parë. Janë më shumë se 7 kompani që përfitojnë nga tenderat e prokurimit që do të punojnë në shkolla, infrastrukturë dhe banesa individuale. Për Shijakun në fund të qershorit fillojmë ndërtimet në terren”, tha Ahmetaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re