Shtetet e Bashkuara do të tërheqin disa bateri ajrore dhe raketa nga Lindja e Mesme, raporton Reuters, duke iu referuar Wall Street Journal që ka cituar zyrtarët e paidentifikuar të ushtrisë amerikane.

Pentagoni do tëa nis këtë proces muajin e ardhshëm,  mësohet të kenë thënë këto zëra nga brenda Pentagonit.

Katër sistemet raketore “Patriot: do të tërhiqen nga Jordania, Kuvajti dhe Bahreini, sipas Wall Street Journal.

Komentohet se ky akt shënon një zhvendosje në fokus nga konfliktet e gjata në Lindjen e Mesme dhe Afganistan.

Ushtria amerikane është e përqendruar tashmë në tensionet me Kinën dhe Rusinë, citohet të jenë shprehur ushtarakë të saj.

Raporti thotë se sistemet tashmë janë çaktivizuar, por Komanda Qendrore e SHBA refuzoi të komentojë mbi këto akuza, shkruan Wall Street Journal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re