Brisida Gjikondi është përplasur me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçin lidhur me konfliktin e tij fizik me biznesmenin Gjergj Luca.

Në një lidhje direkte në emisionin “Spotlight”, Gjikondi i ka kërkuar ish-deputetit që të kërkojë falje për dhunën, pasi po jep një shembull të keq për qytetarët.

Ndërsa kandidati për deputet në qarkun e Elbasanit, tha se politikanët do të ishin në vijën e parë të përplasjeve.

Pjese nga biseda:

Brisida Gjikondi: Më mirë lëri ato libra dhe dil kaçak në mal. Kur e bëni ju, çfarë bëjnë shqiptarët? Jeni në rrugë të gabuar. Nesër, pasnesër nuk derdhet gjaku juaj, po gjaku i djemëve të nënave të Elbasanit. Jeni doktor shkencash. Zgjidhni o doktor, o kaçak në mall.

Luçiano Boçi: Qetësohu! Kur më gjuajnë do t’ua kthej

Brisida Gjikondi: Keni kohë të kërkoni falje. Të lutem nëse ke fëmijë e familje, kërko falje.

Luçiano Boçi: Këto librat pas më kanë mësuar shumë gjëra dhe mbi të gjitha si të mbroj familjen time, dhe qytetarët. Përderisa jam mbrojtës i interesave të tyre, jam ai që në dhunë do përgjigjem i pari. I pengoj qytetarët të ushtrojnë dhunë. Me dhunën merremi ne. Po të mos përgjigjesha unë, ti do thoje: Sa i dobët ai?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re