Skip to content

‘Më mirë Mykonos se 1000 € dita shezlloni në Jalë’, aktorja i përvishet moderatores

Moderatorja e njohur Arjola Shehu ka hapur tani një debat pasi deklaroi se duhet bërë gjithçka që shqiptarët të mos zgjedhin për të pushuar vendet e huaja.

“Shoh që situata është përmirësuar sa i përket Jugut, ky vend ka perla që mund të shfrytëzohen më mirë. Pse shqiptarët duhet të shkojnë në Mykonos kur është mundësia të krijohet në Dhërmi, në një zonë të caktuar një vend elitar për jetë nate. Të ulen edhe biletat e avionëve, pasi ky është një nga problemet që kanë turistët”,- tha ajo.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e aktores së njohur, e cila shkruan në FB:

“Po mire bejn qe shkojne ne Mykonos shqiptaret. Sa te paguajne 1000 € dita shezllonin ne Jale. Po aq mire bejn dhe keta tanet qe mbajn keto shifra ne cmime kur ka akoma shqiptare qe shkojn i pagujn.

Siç na dine qofshim. Siç jemi mos qofshim.”