Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i ftuar në studion e Panorama TV komentoi situatën politike dhe aksionin opozitar. Sipas Sulës, gjatë gjithë aksionit opozitar që ka nisur prej 5 tetorit, ata nuk kanë kërkuar largimin e Ramës apo të PS nga qeveria, por kanë kërkuar të drejtat e tyre që  u jep kushtetuta apo rregullorja e kuvendit.

Sipas tij, kjo qeveri ka 11 vite në pushtet dhe është konsumuar, por sic u shpreh ai po qëndrojnë vetëm për tu pasuruar.

“Edhe tani deri më 5 kur kemi filluar këtë aksion opozita nuk kemi kërkuar të ikë Rama si kryeministër, nuk kemi kërkuar PS që të ikë si qeveri, por kemi thënë që duam hapësirën tonë që na jep kushtetuta dhe rregullorja. Duam për përmbushim detyrat përgjatë dy viteve

Këta thonë merr rrogën, mbylle gojën dhe shko në shtëpi. Mua më është besuar vota e demokratëve që të përmbushet detyrat e mia si deputet. Këto burra a duhet të luftojnë? Kjo është një luftë, jo betejë. Ose ti nënshtrohemi të gjithë dhe të mbyllim gojën dhe 140 deputetë të pasurohen…unë kam zgjedhur këtë rrugë. Më mirë Sokrat dhe i vuajtur, sesa një derr dhe i kënaqur.

Nuk e kuptoj dot Ramën dhe këtë mazhorancë. Kanë 11 vjet në qeverisje. Ka kryer punë për gjithçka. Njeriut i mërzitet edhe vetja, jo më pushteti. Nëse bëhet fjalë për të akumuluar pasuri këtu duhet të ndalemi. Por në kushte normale, të bësh detyrën qeveritare është një lodhje….nuk ngopen me pushtet”, tha Sula.

I pyetur nëse do të marrë pjesë në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Sula u përgjigj: “Unë jam anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore. Unë jam një individ, që më kanë votuar populli opozitar. Unë duhet të jem i përgjegjshëm. Unë kam vajtur në Komision me votat e kolegëve opozitar. Që do të thotë jam aty se duan ata, nëse nuk duan më zëvendësojnë. Kjo është qasja dhe rregulli. Edhe Alibeaj aty nuk është si Enkeled, nuk është me votat e atyre 7 deputetëve të Bashës”, duke theksuar se “nuk do dua të mbahem mend si një politik i opozitës që jam i shitur apo i blerë për interesa personale apo familjarëve të mi”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re