Banorët e fshatit Shakull të Lushnjës janë ngritur në protestë paraditen e sotme pasi prej vitesh vuajnë nga shqetësimi i ndotjes nga fabrika e qumështit dhe nënprodukteve të tij “LUFRA”.

Banorët e fshatit kanë shumë ankesa pasi hedhja e mbetjeve të qumështit bëhet vetëm 20 metra larg nga banesat e tyre. Sipas banorëve zona ku ata jetojnë po bëhet e pabanueshme, nuk kanë as ajër të pastër gjithashtu po mbyllin serat pasi investimet po u shkojnë dëm.

”Këtu ka probleme të mëdha, nuk po jetojmë dot më se po shpiken lloj lloj sëmundjesh. Serat dolën jashtë përdorimit.Kryeministri flet për shtimin e serave, po ne po i mbyllim serat se nuk po jetohet dot më.’”– u shpreh njëri prej banorëve.

Për shkak të ajrit të ndotur, banorët thonë se zgjidhja e vetme ka mbetur shpërngulja nga zona ku jetojnë dhe se preferojnë më mirë të jetojnë në Siri apo Bangladesh sesa në këto kushte.

”Më mirë të ikim nga Siria apo bangladeshi se këtu nuk po jetohet dot më. Jetesa këtu është shumë e paduruar, nuk po u plotësojmë fëmijëve as kushtet më minimale të paktën ajrin e pastër. “– tha banori.

Ndërkohë ankesa pati edhe për lënien në mëshirë të fatit të kësaj zone nga pshteti vendor, pasi nuk kanë marrë asnjë veprim për të zgjidhur këtë problem që i shqetëson banorët prej 20 vitesh.

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re