Një djalë maroken, fotot e të cilit bën xhiron e botës teksa notonte i lidhur me disa shishe plastike në det, drejt enklavës spanjolle të Seutës, tha se më mirë vdiste sesa të kthehej prapa në Marok.

REUTERS/Jon Nazca/File photo

Djali tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave të huaja, teksa u pikas të notonte nga kufiri mes Marokut e Seutës, me ndihmën e disa shisheve plastike që kishte lidhur në trup.

“Nuk donte të shkonte prapa, nuk kishte familje në Marok dhe nuk donte t’ja dinte nëse do të kishte vdekur prej të ftohtit në ujë. Ai preferonte të vdiste duke tentuar, sesa të qëndronte atje. Kurrë nuk e kisha dëgjuar këtë prej një personi kaq të ri në moshë”-tha një ushtar për agjencinë e lajmeve Reuters.

REUTERS/Jon Nazca/File photo

Ushtarët e përcollën të riun drejt zonës së sigurt në afërsi të kufirit mes Marokut e enklavës spanjolle të Seutës, atje ku po qëndrojnë dhe emigrantët e tjerë. Deportimi i fëmijëve është ilegal në Spanjë e kësisoj qindra prej tyre janë proceduar në një qendër në Seuta.

REUTERS/Jon Nazca/File photo

Djaloshi ishte një prej 8 mijë emigrantëve që notuan në det apo kaluan kufirin duke kapërcyer murin me tela për të mbërritur në Seuta.

Më poshtë gjeni një video të djaloshit, postuar nga The Guardian, teksa ai shihet duke notuar falë ndihmës së shisheve plastike që mban në trup.

Prej disa ditësh në zonën e Seutës në Afrikën Veriore, po ndodh një krizë humanitare, ku mijëra emigrantë kanë tentuar të kalojnë kufirin për të shkuar drejt Evropës.

Momenti kur oficeri spanjoll shpëton një foshnje në det

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re