Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit të zhvilluar një ditë më parë në Bruksel. Sipas kreut të qeverisë, Kosova tashmë është në një pozicion më të mirë, pasi ka pranuar propozimin e Bashkimit Evropian. Tani është koha, thotë kryeministri, që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë.

Ndërsa për ndërkombëtarët, Edi Rama kishte një këshillë, që të ruajnë këtë vrull dhe të shtyjnë përpara drejt një përparimi përfundimtar.

“Mjaft më duke parë gishtin teksa gishti tregon hënën. Mjaft më me të njëjtat muhabete të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft më me shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazma të së kaluarës për hir të vogëlsisë së politikës së brendshme. Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra “o të gjitha o asgjë”. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Europës”, shkruan Rama.

 

Reagimi i plote i Edi Rames:

Urtësia e popullit shqiptarë, dhe jo vetëm e tij në fakt, mëson se “më mirë vonë se sa kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që udhëheqja e Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm të Brukselit! Duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor Kosova sot ndodhet në një pozitë shumë më të mirë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara.

Është koha kritike që Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar deri tani duhet të zbatohet pa vonese. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare.

Mjaft më duke parë gishtin teksa gishti tregon hënën. Mjaft më me të njëjtat muhabete të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft më me shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazma të së kaluarës për hir të vogëlsisë së politikës së brendshme. Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra “o të gjitha o asgjë”. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Europës.

Bëni paqe paj Zotin dhe shikoni përpara!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re