Kreu i Sindikatës Shqiptare të Taksive, Bilbil Cara dhe Sekretar i kësaj Sindikate, Xhavit Bare kanë folur ditën e sotme për procesin e vaksinimit të taksistëve që filloi ditën e sotme në Air Albania.

Në një intervistë për gazetaren e Fax News, Fiona Çela, Kreu i Sindikatës Shqiptare të Taksive, Bilbil Cara deklaroi se lista me emrat e taksistëve të Tiranës është dorëzuar. Ai i bëri thirrje kolegëve që duan ta bëjnë vaksinën të shkojnë ta bëjnë sepse është në të mirën e tyre.

“Ministria Shëndetësisë vendosi që të vazhdonte vaksinimi në Air Albania. Janë dorëzuar listat. Në këtë listë janë dorëzuar të gjithë shoferët e taksive. Kanë emrin këtu dhe shkojnë për të bërë vaksinën. Ai që do ta bëjë nesër është i ftuar të shkojë ta bëjë.

Lista për momentin na është kërkuar vetëm për Tiranën, por edhe të tjerët  njësoj sa ne janë të rrezikuar. Nuk mund të na thonë ti do shkosh në 1 ti në 5. Është e pamundur kështu. I bëj thirrje kolegëve të mi kush ka mundësi të shkojë të bëjë vaksinën sepse është në të mirën tonë”, tha ai.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm, Xhavit Bare kritikoi qeverinë për vonesën e vaksinimit të grupit të taksistëve, pasi sipas tij janë një grup shumë i rrezikuar nga pandemia.

Ai më tej shtoi se më mirë vonë sesa kurrë. Bare nuk harroi t’i bënte thirrje autoriteteve që të vaksinojnë edhe kolegët e tyre në rrethe, pasi edhe ata janë njësoj të rrezikuar.

“Mbi 3000 në total. Vetëm në Tiranë 1034. Ne jena grupi më i rrezikuar. Ne kena qenë dhe ambulancë për të sëmurët në Covid. Më mirë vonë sesa hiç. Ti je gazetare, ke udhëtuar dhe ti me taksi. 20 cm je afër taksistit. Taksisti e merr dhe e shpërndan. Pandemia nuk ka lënë me bo as protestë asgjë. Nuk dua të kërcënoj njeri, por të drejtat tona do i kërkojmë. Kemi punuar me vështirësitë e rrezikut. Viktima kena pasur 13 në Tiranë. Madje njeri ka qenë pa sëmundje bashkëshoqeruese. Ashtu siç kanë bërë për Tiranën, të vaksinohen të gjithë. Grupet e taksive në rrethe duhet të vaksinohen“, përfundoi Bare.

(E.H/Faxweb.al)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re