Presidenti i Rusisë Vladimir Putrin ka kërcënuar për një sulm me raketa ish kryeministrin e Britanisë së Madhe Boris Johnson, në prag të pushtimit në Ukrainë.

 

Kryeministri i atëhershëm britanik tha se komenti u bë pasi ai paralajmëroi se lufta do të ishte një “katastrofë e plotë” gjatë një telefonate të gjatë të zhvilluar mes tyre në muajin shkurt.

 

Në një dokumentar të BBC-së që është planifikuar të transmetohet gjatë ditës së sotme, Johnson zbuloi telefonatën me Putin.

 

Presidenti rus duke e kërcënuar i ka thënë se nuk do ta lëndojë Johnson por me një raketë do t’i duhet vetëm një minitë për të shkatërruar gjithçka.

 

Nëntë ditë pas telefonatës, më 11 shkurt, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace fluturoi në Moskë për të takuar homologun e tij rus, Sergei Shoigu.

 

Dokumentari “Putin Vs The West” që do transmetohet në BBC zbulon se Wallace u largua me garanci se Rusia nuk do të pushtonte Ukrainën, por ai tha se të dyja palët e dinin se ishte një gënjeshtër. Më pak se dy javë më vonë, ndërsa tanket kaluan mbi kufirin më 24 shkurt, Johnson mori një telefonatë në mes të natës nga Zelensky. Johnson thekson se i ka ofruar ndihmë presidentit të Ukrainës për ta larguar nga Kievi drejt një vendi të sigurt, por ai nuk e ka pranuar, duke qëndruar për gjatë gjithë kësaj kohe në vendin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re