Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi në emisionin OPINION, se kryeministri Rama është kthyer në satelit të liderit të opozitës.

Duke komentuar sulmet dhe talljet e Ramës, Basha tha se kryesocialisti e monitoron edhe kur fle gjumë.

Sipas Bashës, Rama merret me të, pasi nuk ka se çfarë t’u thotë shqiptarëve.

“Merret me veshjen time, me flokët madje me monitoron dhe orarin e gjumit.

Është kthyer në satelitin e fushatës time, në satelitin tim. Tregon që fushata ime ia ka arritur qëllimit.

Kjo është fushata e tij, sateliti im. Luli këtu, Luli aty. Si vishet, flokët, kur fle gjumë.

Klloun. Nuk ka asgjë për t’iu thënë shqiptarëve.”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re