Tubimi i tetë me radhë i qyetetarëve të pakënaqur me regjimin aktual të Aleksandar Vuçiqit në Serbi ka filluar në Beograd.

Në tubimin me moton “Një nga pesë milionë”, i cili si rëndom ka filluar në platonë para Fakultetit Filozofik të Beogradit, kanë folur profesori i Fakultetit të shkencave politike Cedomor Cupic dhe ish-gjykatësi i gjykatës supreme Zoran Iveseviq.

“Aleksandar Vuçiq pushtetin e së drejtës e ka shndërruat në autokraci personale, qeverinë në servis shërbyes poltron, ndërsa parlamentin në makineri votuese, e cila ka dëtyrë që pushtetin e tij arbitrar ta ligjësojë”, ka thënë Cupiq sipas medieve serbe.

Pastaj protestuesit kanë vazhduar si rëndom rrugëve të qendrës së kryeqytetit të Serbisë, duke kaluar edhe para televizionit shetëror, të cilin e akuzojnë se i shërben pushtetit të Vuçiqit.

Protestat u thirrën fillimisht nga partitë opozitare, pasi një udhëheqës i një prej tyre u rrah përpara një mitingu politik në Serbinë qendrore gjatë nëntorit. Aleanca për Serbinë, në opozitë, një parti e formuar nga i gjithë spektri politik, akuzoi sulmuesit se janë mbështetës të Partisë serbe Progresiste të Vuçiqit, një pretendim që autoritetet e kanë mohuar.

Protestave u ka dhënë mbështetje edhe komuniteti i akademikëve të Serbisë. Ato po mbahen edhe në qytete tjera të Serbisë, ndërsa nga java e kaluar kërkesa themelore e protestuesve është ajo për dorëheqjen e Aleksandar Vuçiqit.

Së fundmi, Vuçiq ka lënë të hapur mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por opozita kërkon që të plotësohen kushte paraprake, në mënyrë që zgjedhjet të jenë fer dhe të lira, transmeton gazetametro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re