Në Kartum, kryeqytetin e Sudanit, filloi me aktivitete qendra e parë e trajnimit dhe rehabilitimit për personat me sindromën Down, ku filantropët turq ofruan mbështetje financiare dhe mobilimi.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e hapjes së qendrës, morën pjesë ambasadori i Turqisë në Kartum, Irfan Neziroğlu, afaristë turq dhe familjet e nxënësve me sindromën Down.

Në ceremoni, e cila filloi me intonimin e himneve të të dy vendeve, të rinjtë me sindromën Down prezantuan një shfaqje me vallëzim lokal.

Pas hapjes, të rinjtë ofruan dhurata për pjesëmarrësit në ceremoni.

Ambasadori Neziroğlu deklaroi për AA se qiraja e ndërtesës ku ndodhet Qendra e për Personat e Sindromën Dawn është paguar për një vit nga një biznesmen turk.

“Biznesmenët tanë turq kontribuan edhe në mobilim. Ne kemi mbështetur qendrën si ambasadë që nga themelimi i saj vitin e kaluar”, tha Neziroğlu.

Ai po ashtu falënderoi Federatën Turke të Sportistëve me Nevoja të Veçanta (TÖSFED) për dhurimin e tutave dhe pajisjeve sportive për fëmijët.

“Ne kishim plan t’i dërgonim ata në Turqië me ftesë të TÖSFED-it, por për shkak të pandemisë, plani u shty. Ashtu sikurse fëmijët me sindromën Down në Turqi marrin pjesë në garat evropiane dhe botërore, inshallah në të njëjtën mënyrë do t’i dërgojmë edhe ata nga Sudani në garat afrikane dhe botërore. Miqësia jonë do të vazhdojë të bëhet më e fortë duke u rritur në çdo fushë”, tha ambasadori turk.

Ndërkaq, drejtori i Qendrës së Personave me Sindromën Down në ​​Sudan, Muhammed Ohac, theksoi se kjo është qendra e parë për rehabilitimin dhe edukimin e njerëzve me sindromën Down në vend.

Ai tha se nga kjo qendër përfitojnë 75 individë me sindromën Down, nga mosha 2 deri në 25 vjeç.

“Kemi programe rehabilitimi, trajnimi profesional, fizioterapie dhe akademike. Gjithashtu kryejmë projekte të ndryshme për punësimin e nxënësve tanë të diplomuar. Ambasadori Irfan Neziroğlu premtoi hapjen e një kafeje për të rritur pjesëmarrjen e vajzave me sindromën Down në jetën shoqërore. Ne u jemi mirënjohës popullit vëlla turk, ambasadës turke në Kartum dhe biznesmenëve turq për mbështetjen e tyre”, tha Ohac, duke uruar që komunikimi me ambasadën dhe mbështetja të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re