Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ish-zëvëndëspresidentin e SHBA, Mike Pence, i  cili ishte i ftuar nderi në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat.

Basha me anë të një postimi në Facebook thekson se me ndihmën e SHBA, do t’ia dalim që të ndryshojmë Shqipërinë, ndërsa thotë se “jemi të bekuar me miqësinë amerikane.

“Kënaqësi të bisedoja me të dhe të ndaja mirënjohjen e madhe që çdo shqiptar ka për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i ka dhënë dhe i jep kombit shqiptar.

Me ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së, ne do t’ja dalim të ndryshojmë Shqipërinë dhe të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë.

Të bekuar me miqësinë e SHBA-ve, të cilën duhet ta mbrojmë dhe forcojmë edhe më tej”, shkruan Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re