Një sherr i ndodhur 1 vit më parë mes disa të rinjve në oborrin e një lokali në Dimal, ka penalizuar 50-vjeçarin Neritan Tafa, i cili është akuzuar si përgjegjës për plagosjen e 36-vjeçarit Erjon Furxhiu, që rezulton të jetë shok me Neritanin.

Në 7 Janar të vitit 2022,disa të rinj, pas konsumimit të alkoolit në lokalin “Star” në Dimal, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në oborrin e lokalit. Shtetasi Neritan Tafa ka mbërritur më vonë për të ndarë sherrin mes të rinjve, pasi njëri prej tyre ishte nipi i tij. Pas përfundimit të konfliktit Tafa dhe disa shokë të tij kanë qëndruar jashtë lokalit duke biseduar dhe Tafa ka thyer në kangjellat e lokalit shkopin e golfit që mbante në dorë.

Pak minuta më vonë, shoku i tij Erjon Furxhiu ka ndjerë gjak në këmbë dhe është dërguar në spital nga një shok i tij, po pa e kuptuar se një pjesë e shkopit të golfit që u thye i kishte hyrë në këmbë.

Edhe pse në spital i dëmtuari Erjon Furxhiu ka deklaruar se është plagosur pa dashje nga mbetjet e një shkopi golfi që u thye, policia shpalli në kërkim Neritan Tafën, të cilin e arrestoi mëngjesit e së nesërmes në banesës e tij, duke e akuzuar për “Plagosje me armë zjarri”. Pas kontrollit të bërë në banesën e tij nuk u gjet armë zjarri, ndërkohë që edhe nga deklarimet e më tepër se 20 dëshmitarëve në vendngjarje u pohua se nuk është gjuajtur me armë.

Dy ditë më vonë, Tafës ju caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditë, me qëllim që Prokurori e Beratit të grumbullonte provat e nevojshme.

Pas 40-ditësh,masa në vijim e marrë nga Gjykata e Rrethit të Beratit për Neritan Tafën ishte “arrest shtëpie”, masë kjo më të cilën Tafa vazhdon të qëndrojë prej 1-viti në banesë. Duke pritur për një vit me radhë që të vihet drejtësi nga organet vendim-marrëse për shpalljen e pafajësisë së tij dhe duke parë burokracitë e njëpasnjëshme, Tafa ka vendosur ta bëjë publike në media problemin e tij.

Në dokumentet që ai disponon, vërehet se asnjë prej mjekëve të Repartit të Urgjencës dhe Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit nuk ka konstatuar plagë të shkaktuar nga armë zjarri, ndërkohë që edhe akti i ekspertimit mjeko-ligjor i bërë nga 3 ekspertë nuk e konstaton këtë fakt.
Tafa deklaron se prokuroria dhe gjykata po e akuzojnë dhe dënojnë pa asnjë provë. Edhe në kamerat e sigurisë të lokalit duket qartë që Neritan Tafa del nga makina e tij vetëm me një shkop golfi në dorë dhe jo me armë. 50- vjeçari kërkon drejtësi dhe shpalljen e tij “të pafajshëm”, pasi siç pohon edhe vetë, kjo ngjarje i ka ndryshuar rrjedhën e jetës të cilën e kishte ndërtuar prej vitesh jashtë Shqipërisë.

Duke qenë se ai vazhdoj të jetë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” nuk ka mundur dot të largohet nga vendi dhe ka humbur edhe vendin e tij të punën në Britaninë e Madhe. Babai i 4 fëmijë, banues në fshatin Arrëz në bashkinë Dimal, i bën apel shtetit të zbardhë ngjarjen dhe të vërtetojë pafajësinë e tij, fakt ky i pohuar dhe nënshkruar edhe nga vetë i dëmtuari Erjon Furxhiu.

“Në janar të vitit të kaluar sapo isha kthyer në shtëpinë timë, rreth orës21:00 më vjen një mesazh nga nipi i dhe më thotë se është grindur me disa persona në një lokal ngjitur me rajonin e policisë së Dimalit. Më tha kam debatuar me një person për një vendparkim dhe se ky person kishte sjellë disa persona që kishte frikë se mos e rrihnin. Nisem nga shtëpia dhe në makinë kisha një shkop golfi, e kisha edhe në Britani se luaj golf. Shkopin e mora me vete kur zbrita nga makina me idenë për tu mbrojtur. Nipit i thashë të nxirrte jashtë personin me të cilin kishte debatuar sepse nuk mund të hyja në lokal sepse kishte muzikë dhe mua më kishte vdekur vëllai e isha në zi.

Del nipi me personin në fjalë e pas tyre dalin edhe persona të tjerë. Për ta trembur e godas me shkop golfi pak jo fort personin që ishte nga fshati Moravë, konflikti u mbyll brenda një minuti, pasi i ndamë e u sqarua. Gjithçka u mbyll aty.

Pasi u sqaruam dolëm edhe të njohur. Ai person u largua dhe nga lokali dolën pronari dhe punonjës me të cilët pimë një birrë dhe po diskutonim.
Në këtë moment shoku i ngushtë i nipit tim, më thotë si loz me këtë shkopin e golfit, duke tentuar tia demonstroja, shkopi i gplfit u kap në kangjellat e portës dhe u thye. Psa kësaj as unë as ai nuk e kuptuam që ishte goditur nga shkopi, pas një minuti ndjeu që kishte gjak në këmbë. Iu ftoh plaga dhe kishte dhimbje dhe kërkoi të shkonte në spital, ku e kishin qepur dhe më pas shkoi në shtëpinë e tij.
Edhe unë shkova në shtëpi, u arrestova ditën tjetër në orën 06:00 të mëngjesit Erdhi policia që bëri kontroll të paparë në dy katet e banesës”, ka zbuluar ai dinamikat e ngjarjes./(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re